Sot në emisionin “Big Brother Radio” në Top Albania Radio, me Elona Duro dhe Edea Demaliaj, u bë konfirmimi ekskluziv i banores më të re të këtij edicioni të Big Brother VIP.

E ftuar në studio, fotomodelja bukuroshe Nikol Projko konfirmoi zyrtarisht pjesëmarrjen e saj duke ndarë emocionet e para me dëgjuesit në radio.

Emri im është Nikol, kam lindur në Greqi, kam jetuar në Korçë. Jam me origjinë nga Korça, deri në moshën 16-vjeçare kam jetuar në Korçë më pas kam jetuar edhe në Gjermani për shtatë vite dhe tani jam kthyer sërish këtu. 

Marrëdhënia ime me modelingun ka nisur e gjitha në Gjermani. Kam qenë e mësuar edhe me skenën sepse kam qenë në balet për gjashtë vite dhe më ka ndihmuar shumë që të më pëlqejë kjo gjë. Kur isha në Gjermani kam vazhduar edhe baletin për 1 vit dhe pjesa e modelingut ka ardhur pak më parë në moshën 17-18 vjeçe dhe kanë qenë të ndërlidhura. Ka nisur me disa ‘photoshooting’ si fillim dhe më pas me një agjenci modelingu.

Çfarë mendon Nikol se e dallon nga banorët e tjerë dhe e bën të veçantë?

Nuk mendoj se jam më e mirë apo më e keqe se ata, mendoj se çdokush aty ka vlerat e veta dhe zgjedh të tregojë se çfarë ai do vetë të shfaqë. Tek unë ka qenë pjesa që e kam parë ndryshe për faktin që nuk do sulmoja aty ku nuk duhet të sulmoj dhe mendoj që shumë persona aty e bëjnë këtë gjë. Kapen me disa tema që janë shumë personale ku dikush zgjedh që të mos i cekë vetë dhe mendoj se do të isha e drejtë dhe do ta tregoja atë empatinë që më karakterizon. 

Nikol mendon se do të jetë stratege apo vetvetja në Big Brother?

Mendoj që do të futem vetvetja e sigurtë kjo, por strategjinë do e ndërtoj aty. Një miks i të dyjave, më të mirën nga të gjitha.