Një këngëtar nga Luksemburgu thotë se ngjashmëria e tij e çuditshme me manjatin e teknologjisë Elon Musk “nuk është një kompliment”. Hugo One, 28 vjeç, ngatërrohet shpesh me Musk i cili drejton Tesla-n dhe thotë se nuk i pëlqen krahasimi.

Këngëtari ndalet shpesh nga të huaj që e komentojnë ngjashmërinë e tij me Musk, disa madje i kërkojnë foto. Pavarësisht vëmendjes së padëshiruar, Hugos i pëlqen mënyra se si duket dhe nuk dëshiron të ndryshojë pamje.

“Nuk e marr si kompliment të krahasohem me Elon sepse ai nuk është një person i mirë”-tha ai. Hugo punonte si mësues i anglishtes dhe frëngjishtes në Berlin, Gjermani, kur u krahasua për herë të parë me Elon Musk në 2018 nga një nga studentët e tij. Ai tha se klipet e tij marrin miliona shikime tani shkaku i krahasimit që i bëjnë njerëzit.