Pas një nominimi të fortë mes Edisës, Shëndritit dhe Malit, ky i fundit ishte më pak i votuari nga publiku.
Ai ndërpreu rrugëtimin nga “Big Brother VIP”, duke u eleminuar nga gara.
Edisa dhe Shëndriti do të vijojnë garën e tyre, pak javë përpara finales së madhe.
Rogerti reagoi me brohoritma pas leximit të zarfit, teksa së bashku me Mirin nuk e takuan përpra se të dilte nga shtëpia.
As bileta e fatit nuk ishte në favor të Malit, pasi lexonte vetëm vajtje, duke ndërprerë përfundimisht garën.
