Në një intervistë për emisionin “Më lër të flas”, Nora Istrefi la vend për hamendësime kur u pyet për një rikthim me ish-bashkëshortin e saj, Robert Berishën.
“Shhh, boll tash. U rikthye Donaldi me Borën kështu që prisni një herë”, u shpreh këngëtarja e njohur, duke nënkuptuar se nuk t’i thoshte “jo” një ribashkimi me babain e vajzës së saj.
Nora gjithashtu u shpreh se divorci ka qenë një vendim i të dyve dhe ka qenë mjaft i vështirë për të dhe vajzën.
“Po e kemi marrë te dy…Me Robertin jam fejuar në moshën 23 vjeçe dhe kemi qenë 14 vite bashkë, kohën më të mirë e kam kaluar me të, më ka pelqyer pamja, sensi i humorit, gjithçka, por nuk shkoi ashtu siç e kisha parashikuar dhe lidhja ka pasur kriza, disa gjëra kisha qejf ti mbaj për vete, vendosa për divorc për të pasur qetësi shpirtërore. Ka qenë shumë e vështirë, tepër edhe për mua edhe për vajzën. Ka qenë dhe më i vështirë vendimi nuk e përshkruaj dot me fjalë. Tani kemi marrëdhënie korrekte”, tha Nora Istrefi.
Mirëpo, një postim që ka bërë së fundmi Roberti në rrjete sociale është parë si një mesazh ndaj ish partneres. Ai ka publikuar një foto të kapur për dore me një grua misterioze, së cilës nuk ia publikuar identitetin. Por ajo që mori vëmendje ishte mbishkrimi “L-eft & R-ight forever (Majtas dhe Djathtas gjithmonë)”.
Me sa duket, ai i ka lënë gërmat “L” dhe “R” të veçuara. Nuk dihet nëse “L” i referohet Laureta Maqedonci, me të cilën u nda pak kohë më parë. Sakaq, ky postim është parë dhe si një mesazh ndaj Norës pasi kjo e fundit preferoi që të mos jepte një përgjigje fikse kur u pyet nëse do të ribashkohej me të.