E ftuar në emisionin “Labirint në tru” këtë javë me Xhoi Jakaj dhe Denisa Krasniqi në studio ka qenë Nora Malaj. E njohur si një nga gratë me më shumë ndikim në jetën publike edhe kur ka qenë pjesë e politikës por edhe si aktiviste ajo ka rrëfyer më shumë detaje për jetën dhe eksperiencat e saj në jetë.

Në politikë të hysh nuk është e thjeshtë. Të jesh grua, të jesh në politikë dhe të jetosh në Shqipëri është një nga sfidat më të mëdha. 

Xhoi e pyeti Norën se çfarë ndodhi me politikën shqiptare kur ajo vendosi që të bëhej pjesë e saj, dhe pedagogia u përgjigj duke thënë se:

Zakonisht grave u thuhet se janë të lindura për politikë sepse në familje mamaja është ai ambasadori i brendshëm që rregullon dhe heq konfliketet. Unë mendoj që roli i gruas në politikë të paktën në 28 vitet e politikës që unë bëra në Shqipëri sepse tani jam tërhequr pak, lidhet pikërisht me faktin e rolit që gruaja duhet të ketë si një negociatore shumë e mirë e situatave të vështira. 

Ajo theksoi gjithashtu se:

Në politikë është si puna e valles që ti nisesh, hyn në valle, merr shaminë dhe e tund pastaj të dalësh nga vallja është shumë e vështirë.