Iftuar në pjesë e dytë të emisionit “Ndryshe” me Salsano Rrapin dhe Elona Duron ka qenë artisti i mirënjohur Elgit Doda. Ndër vite, ai shquhet si këngëtar dhe kompozitor. Pavarësisht se vazhdon të jetë tepër aktiv në skenë, duke prodhuar muzikë për artistë të tjerë, Elgiti vazhdon të jetë i pranishëm për fansat e tij, duke sjellë klipe të njëpasnjëshme për veten e tij.
I pyetur nga Salsano se sa kushton prodhimi i një kënge nga studio e tij, Elgiti u përgjigj:
Unë nuk bëj më këngë me pagesë. E kam lënë atë pjesë. Përsa i përket studios, punoj më shumë për gjërat e mia. Në rastet e tjera me miq e artistë që i kam shumë përzemër dhe aty merremi vesh me përqindje.
Është kjo gjë diçka që atij i leverdis në tregun tonë muzikor?
Ekonomikisht unë i kam vënë nga gjërat e tjera, koncertet, fitimet e mia personale dhe unë në jetë kam dashur gjithmonë këtë lloj gjëje. Mos të detyroja veten të bëja diçka për dikë, që ndoshta mund të mos më pëlqejë si artist, po thjesht fakti që duhen lekët dhe kam arritur në këtë fazë të jetës ku kam shumë plane për të ardhmen me artistë të rinj dhe gjëra të reja. Prapë nuk do të jetë çështje pagesash, por kompanie.
Cilit artist i ka bërë këngë falas, që nuk i ka marrë pagesë?
Rozana Radit. Asnjë lek. E kam mikeshë. Kam edhe shumë miq të tjerë që i kam bërë. Edhe Noizy-t i kam bërë këngë pa lek. Edhe Romeos./TAR