Gazetari i njohur, Bledi Mane, ishte mëngjesin e sotëm i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku ka zbuluar se sa aktiv janë ish-banorët e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”.
Sipas tij, një personazh mjaft aktiv është Ronaldo Sharka, i cili mund të fitojë edhe 20 milionë lekë të vjetra nga postimet në rrjetin social “Instagram”.
“Është më aktivi i aktivëve. Nuk toleron, nuk bën tangërllëqe. Lufton me ironi, debate, meme dhe me reklamat. E dashuron lekun dhe i ka vënë qëllim vetes. Ai ka ulje dhe ngritje, por në muaj mund të fitojë 20 milionë lekë të vjetra”, tha gazetari i njohur.