Këngëtarja e njohur Fifi, ka qenë mjaft e përfolur gjatë këtyre ditëve sa i përket pamjes së saj. Kjo pasi ajo ka humbur disa kilogramë dhe trupi i saj tashmë duket shumë më i kuruar dhe ndryshe.
Fotografitë e fundit që ka publikuar në rrjetet sociale, ka bërë që shumë nga fansat ta komentojnë atë për ndryshimin, duke e komplimentuar për humbjen e kilogramëve të tepërt.
26-vjeçarja në një sërë shkrimesh të publikuara në InstaStory bëri të ditur se asaj nuk i kanë kryer punën ngushtimi lukthit e as ‘liposuction’-i.
Kështu, ajo bëri me dije se e vetmja mënyrë se si arriti të dobësohej ishte regjimi strikt ushqimor dhe ndjekja e seancave me rregull në qendrat e dobësimit.
Ajo ka folur edhe për bullizmin e ushtruar nga njerëzit që dikur e quanin “të shëndoshë”, e ndërsa sot po e komentojnë për mënyrën se si po pozon para kamerës, duke thënë se ta për ta zgjidhja është e lehtë, mjafton thjeshtë të mos e ndjekin këngëtaren në rrjetet sociale.