I ftuar në emision “Pardon My French” me Jonida Aliçkollin dhe Niko Komani ishte i ftuar gazetari dhe ish-banori i BBVip 5 Shëndrit Lumi. Shëndriti foli për eksperiencën e tij pas Big Brother, por gjithashtu shpjegoi edhe disa nga deklaratat e tij më virale në rrjet.
Pjesë nga biseda:
Si është Shëndriti pas daljes së Big Brother a ka më shumë “miq” (shokë interesi)?
Ne jemi pak si shoqëri interesaxhie. Por ka njerëz që nuk më flasin që këtu e 5 vite, pastaj ka pasur edhe disa dyer të cilat më janë mbyllur për shkak të karakterit tim dhe unë më pas i mbylla vetë. Sepse mendoj se njerëzit pavarësisht se kush janë, çdo njeri e ka një shans për ta treguar veten. Ajo që kam kërkuar nga këto dyer që kanë qenë hapa për ndërtimin e karrierës time është se nuk e kam gjetur këtë besim që ata të ma jepnin mua për të treguar veten. Jo të më falnin diçka, kam dashur ta lë veten që të tregoj, por më jep mundësinë, kështu që jam shumë falenderues për ata persona që më kanë suportuar dhe krijuar Shëndritin që është sot, por një falenderim i veçantë shkon edhe për produksionin e Big Brother Vip që kanë besuar tek unë.
Kë ke bërë ‘bllok’ nga ish banorët?
Unë nuk bëj bllok, në fakt shumicën as nuk e ndjek, grupin pozitiv e ndjek (qesh).
Shëmdriti ka thënë se nuk shoh të ardhme te Miri, si qëndron e vërteta?
Nuk e besoj se mund të ketë diçka më shumë Miri, unë nuk besoj se Miri mund t’i mbushi më stadiumet ose koncertet. Tani këngëtarët kanë dalë me një strategji ndryshe dhe kanë dalë nëpër koncerte jo nëpër ‘club-e’ Kanë qenë këngëtar elitar që mbushet salla nga koncerti nuk po them se Mirit nuk i mbushet, nuk e di, por mendoj se epoka ecën ,ndryshon, vijnë artistë të tjerë për kohën që ka qenë Miri ka qenë i jashtëzakonshëm ‘West Side Family’, por sot nuk është më koha. Unë mendoj se gjeneratën e ‘West Side Family’ zgjedh ta frekuentoj më pak. Nuk po them se krijon vepra të këqija, por krijimtaria tek një artist sa do e mirë të jetë jashtë është një audiencë ndryshe.
