Ylli i Hollywood-it, Al Pacino, do të bëhet baba për herë të katërt. E dashura e tij 29-vjeçare, Noor Alfallah, është në muajin e tetë të shtatzënisë.
Teksa të gjithë po mendojnë se sa i gëzuar duhet të jetë Al Pacino për këtë lajm, një burim pranë çiftit ka zbuluar një detaj që i ka habitur të gjithë.
Kur Al Pacino mësoi se e dashura e tij 53 vjet më e re ishte në pritje të ëmbël, i ka kërkuar që të bënte në test të atësisë. Sipas një burimi të pranë çiftit, 83-vjeçari nuk besonte se fëmija ishte i tij për shkak të një problemi mjekësor që zakonisht shkakton infertilitet.
29-vjeçarja, e cila është në muajin e tetë shtatzënë, bëri një test që vërtetoi se aktori ishte vërtet babai i fëmijës së saj. Burimi shton se Pacino ishte tronditur kur ka marrë vesh se e dashura e tij 29-vjeçare ishte shtatzënë. Ylli i filmit “Scarface” deri para dy muajsh nuk e kishte idenë se do të kishte fëmijën e tij të katërt.
Ndërkohë kujtojmë se aktori tashmë ndan vajzën Julie, 33-vjeçe, me Jan Tarrant si dhe binjakët Olivia dhe djalin Anton, të dy 22-vjeç, me Beverly D’Angelo. Ndërkohë, ky duket të jetë fëmija i parë i Alfallah.