Moderatorja e dashur për publikun, Arbana Osmani, është shumë aktive në rrjetet e saj sociale, ku ndan me ndjekësit e saj momente nga përditshmëria e saj.
Mbrëmjen e djeshme, Osmani ka vendosur që të ndajë me fansat disa foto dhe video, teksa tregon se është duke bërë zbukurimet në shtëpi për festat e fundvitit.
“E dimë që bëhet me datë 6”, ka shkruar Arbana në një postim në “Instastory” teksa tregon se po bën pemës së bashku me fëmijët dhe mbesën e saj. Epo me sa duket festat e fundvitit kanë “trokitur” më herët në shtëpinë e moderatorës së njohur.
Ndërkohë kujtojmë se teksa po përgatitet për edicionin e dytë të “Big Brother VIP” dhe prezantimin e edicionit të 61 të “Festivalit të Këngës” në RTSH, Arbana Osmanin e pamë edhe si aktore, pas pjesëmarrjes në filmin “Sofia”, me regji të bashkëshortit të saj, Eduart Grishajt.