Së fundmi në rrjetet sociale është publikuar një fotografi e vajzës së madhe të këngëtarit Ermal Fejzullahu, Buna Fejzullahu, e cila ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve.

Në imazhin e shpërndarë, Buna shfaqet tashmë si një vajzë e rritur dhe me një pamje shumë natyrale. Ndjekësit nuk kanë kursyer komplimentet për bukurinë dhe sharmin e saj, duke theksuar se ajo është kthyer në një zonjushë të vërtetë.

Ermal Fejzullahu është një nga këngëtarët dhe artistët me të njohur në Shqipëri dhe Kosovë. Ai ka fituar një vend të veçantë në muzikën shqiptare falë stilit të tij të veçantë dhe këngëve të paharrueshme që nga pjesëmarrja në Top Fest e deri më sot. Në një intervistë të fundit, ai foli më shumë për fëmijërinë, familjen por edhe për marrëdhënien e ngushtë me babain e tij.

Unë jam rritur me frymën e muzikës gjithmonë. Që fëmijë, kur e kam nisur në klasën e parë shkollën fillore, në klasë të dytë jam futur në piano. Sabriu nuk ka pasur besim shumë të madh tek unë. Asnjëherë, sepse e ka ditur që është një botë e egër. Nuk është vetëm ajo që shohim para perdes. Dhe nuk e ka ditur sa do rritem e sa do përgatitem për t’i përballuar të gjitha sfidat. Ishte botë edhe më e egër në atë kohë. Por pastaj me kalimin e kohës, me sukseset e mia që i ka parë, u bind.