Modelja e njohur, Arbenita Ismajli, ka disa javë që është në qendër të vëmendjes së publikut për shkak të problemeve që ka patur me ish-partnerin, Fero.

Por së fundmi, ajo ka qenë aktive në rrjetet e saj sociale, ku iu është rikthyer normalisht postimeve. Ajo ka ndarë me ndjekësit disa fotografi në “Instastory”, ku duket se nëpërmjet aplikacioneve modifikuese, ka provuar trendin e flokëve super të shkurtra.

Fotot të cilat ia ka dërguar një mikeshë, tregojnë Arbenitën me 3 modele të ndryshme flokësh, por sërish duket një super yll.

Ndërkohë kujtojmë se kjo periudhë nuk është më e mira për modelen e njohur. Kjo e fundit është në gjyq me ish-bashkëshortin e saj, Feron, i cili akuzohet për dhunë në familje.

Reperi sapo është liruar nga burgu, pasi pak kohë më parë dhunoi dhe kërcënoi Arbenitën se do e vriste nëse do i merrte vajzën. Tashmë çështja mes tyre do zgjidhet nga gjykata!