Rogerti ka bërë një deklaratë të papritur mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “Big Brother Vip” gjatë darkës me moderatorët e Top Channel.
Gjatë një bisede me moderatoren Erjona Rusi, ajo i drejtoi një pyetje lidhur me arsyen e pjesëmarrjes së tij në lojë. Moderatorja donte të dinte nëse ai do të kishte të njëjtën sjellje edhe nëse nuk do të kishte çmim të madh dhe gjithçka do të ishte vetëm një eksperiencë televizive.
Në përgjigje Rogerti tha se paratë do i mbante për të ardhmen e të birit, në mënyrë që atij të mos i mungojë asgjë.
Madje banori tha se “nuk do jetojë pas 5 vitesh”, duke nënkuptuar se duhet të punojë fort për të birin.
Pjesë nga biseda:
Erjona: Nëse s’do të ishte ai çmimi i madh, do të ishte thjesht eksperiencë televizive…
Rogerti: S’kisha marrë pjesë.
Erjona: A do të ishe sjellë kështu? Ke ardhur të marrësh lekë?
Rogerti: Po, do t’ia ruaj djalit, se unë e ndiej që s’do të jetoj mbi pesë vjet.
Erjona: Pse?
Rogerti: Dua t’ia ruaj djalit tim, pse çka ka?
Erjona: Ke të drejtën e botës, thjesht të pyeta.
Rogerti: Kam rrjete sociale, do ta shihni të gjithë që ia kam ruajtur, s’ia kam prekur deri në 18 vjeç.
