Leonardo DiCaprio ka kujtuar ditët e para të karrierës së tij teksa ishte i ftuar të mërkurën në podkastin e Jason dhe Travis Kelce, “New Heights”.
Aktori i famshëm zbuloi se një menaxher i kishte këshilluar dikur që të ndryshonte emrin, në mënyrë që të siguronte suksesin në Hollywood.
50-vjeçari, i cili është me prejardhje italiane dhe gjermane, i thanë në atë kohë se producentët ‘nuk do t’a punësonin kurrë’ me atë emër. Ndërkohë ai shton se ish-menaxheri i kishte sugjeruar që emri i tij i ri të ishte “Lenny Williams”, një kombinim i emrit të tij të parë dhe emrit të tij të mesëm, Wilhelm.
Ylli i filmi “Titanik” ka treguar gjithashtu se si ka reaguar babai kur ka parë foton e tij me emrin e ri. Sipas tij, ai e ka grisur dhe ka thënë “mbi trupin tim të vdekur”.
Bashkëpunëtori i tij në “One Battle After Another”, Benicio Del Toro, ishte gjithashtu në podkast dhe ndau një histori të ngjashme.
Nga ana e tij, aktori 58-vjeçar tha se atij i kishin dhënë emrin ‘Benny Del’.
Menjëherë ka reaguar 37-vjeçari Jason, ku me shaka ka thënë:
“Ky podkast nuk do të ishte i njëjtë me Lenny Williams dhe Benny Del”.