Ditën e sotme Rozana ka shprehur pakënaqësinë e saj ndaj sjelljes së Livias, duke thënë se ajo shpesh ndërhyn në bisedat që ajo zhvillon me të tjerët.
Këngëtarja duket se është bezdisur nga faktin se banorja përpiqet të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes, duke u përfshirë në diskutime që nuk i përkasin.
Në një bisedë me Eglin, Rozana tregoi se kjo është një situatë që e ka shqetësuar disa herë dhe që ka arritur deri aty sa të vendosë të mos flasë më kur Livia është e pranishme.
Pavarësisht se Egli i shpjegoi se Livia nuk po e bën këtë me qëllim, Rozana theksoi se ajo nuk dëshiron ta përjetojë më këtë situatë dhe ka përpjekur t’ia thotë Livias disa herë.
Jo nuk e bën me tendencë, por duhet ta kuptojë. Kur flas, dua ta mbaroj bisedën, mendimet e mia. Pastaj futem dhe them ‘ti ke thënë kështu e ti kështu’
Sipas Rozanës, ajo kërkon të mbarojë një bisedë dhe të shprehë mendimet e saj pa ndërprerje, por Livia shpesh e prish këtë moment:
“Ia kam thënë 200 herë, nuk do merrem me atë”.
Megjithatë, Rozana është vendosur që të mos merret më me këtë çështje dhe të ruajë distancën.