Pas një vere të ngarkuar me koncerte të shumta si brenda dhe jashtë Shqipërisë, reperi i dashur për publikun, Don Xhoni po shijon disa pushime “të çmendura”, në Spanjë.
Këngëtari i njohur ka ndarë më ndjekësit e tij disa momente nga pushimet dhe mund të themi me bindje që Don Xhoni po i shijon në maksimum. Por nëse po mendoni që reperi është nën shoqërinë e ndonjë vajze, gaboheni, pasi është miku i tij, Butrint Imeri, që po e shoqëron gjatë këtyre pushimeve në Ibiza.
Dyshja e njohur shihet në një video që po kërcejnë nën ritmet e muzikës, ndërkohë që atmosfera përreth është për t’u patur zili.
Në një ndër videot e hedhur në profilin e tij të Instagramit, Don Xhoni shihet që një vazjë është duke i bërë një masazh në kokë dhe bashkangjitur postimit shkruan: “Stres, obligime, angazhime“, të cilin e ka shoqëruar me ikonën e të qeshurës.
Don Xhoni dhe Butrint Imeri vazhdojnë të kenë një miqësi të bukur mes tyre pavarësisht se ndonjëherë dëshirojnë të bëhen qendra e vëmendjes, duke krijuar “sherre” fiktive.