Këngëtarja e dashur për publikun, Rozana Radi, ka bërë së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në “Instagram”. Ata kanë qenë kuriozë dhe e kanë pyetur për projektet e reja muzikore, por sigurisht që nuk kanë munguar as pyetjet në lidhje me ish-banorët e “Big Brother VIP 4”.
Por një ndjekës nuk e ka pyetur as për jetën e saj private dhe as atë profesionale, ai ka qenë kuriozë të dijë për pyetjen që i është bërë më shumë.
“Cila është pyetja që të bëhet më shumë?”, e ka pyetur dikush dhe ish-finalistja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka publikuar një foto në “Instastory”, ku tregon se për cilin personazh të njohur e kanë pyetur më së shumti.

“Po me Luizin do bësh ndonjë këngë Rozi? Kënga duet është me Luiz Ejllin. Duam një bashkëpunim me Luizin që tekstin ta bëni ju. Je super vajzë. Mendoj që dueti do jetë me Luiz Ejllin se jam e vëmendshme. Ti i ‘qan’ këngët në cdo rrymë. Pse nuk bëni një bashkëpunim me Luizin?”, janë disa nga pyetjet që fansat i kanë bërë Rozanës në lidhje me fituesin e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”.
Këngëtarja nuk ka shkruar asgjë në këtë postim të saj, thjeshtë e ka shoqëruar me këngën e Luizit që mban titullin, “Përjetësisht”.