Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.

Shpesh herë Don Xhoni poston në rrjete sociale reagimet e tij duke u kundërpërgjigjur fjalëve që qarkullojnë apo ‘thumbave’ të artistëve të tjerë në lidhje me projektet e tij muzikore ama së fundmi duket se ka qenë një tjetër temë. Së fundmi Xhonatani ka postuar një foto të tij nga videoklipi i këngës së re dhe na ka treguar se cili është problemi i tij më i madh, e na ka treguar se reperit nuk mund t’ja hedhësh aq lehtë.

Problemi im më i madh është se vërej gjithçka

Ditën e djeshme Don Xhoni ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, i cili titullohet “Rruga”. E vetëm brenda 1 dite kënga e re arriti të kalonte 1 milion klikime në platformën YouTube. Për këtë Xhonatani është shumë falenderues ndaj të gjithë adhuruesve të muzikës së tij dhe këtë e ka shprehur me një postim në Instastory.