Këngëtarja e famshme, Katy Perry, është përballur me një moment të papritur gjatë koncertit të saj në Sydney, të mbajtur një ditë më parë.
Ylli i muzikës ishte duke performuar hitin “Hot N Cold”, kur një fans i entuziazmuar u ngjit në skenë dhe i hodhi krahun këngëtares.
Siç shihet edhe nga imazhet e publikuara në rrjet, Perry u tërhoq menjëherë, ndërsa fansi vijoi të kërcejë me lëvizje tipike nga loja Fortnite.
Ndërkohë dy roje sigurie ndërhynë për ta ndaluar, por ai tentoi t’u shpëtonte duke i vështirësuar largimin. këngëtarja, nga ana e saj, reagoi me humor duke u thënë të pranishmëve:
“Nuk do ketë më kurrë një shfaqje si kjo. Ndaj, thjesht shijojeni, Sydney!”.
Teksa Katy vijoi me performancën e saj, rojet e sigurimit bënë të mundur largimin e fansit nga skena.
Në një moment tjetër, Perry u kthye me batutë:
“E di pse je këtu. Po vazhdon t’i shkruash partnerit tim në DM? E di, e di. Që kur filloi rezidenca ime në Las Vegas…”.