Jemi mësuar ta shohim gjithmonë të kuruar në çdo detaj, por kësaj radhe Kim Kardashian i ka lënë të gjithë të habitur me paraqitjen e saj të fundit në publik.

Teksa ndodhej së bashku me të motrën, Khloe Kardashian, në një ekspozitë arti në Miami, Florida, ylli televiziv tregoi se si ka barkun e saj natyral.

Kim mbante veshur një palë pantallona lëkure të gjera me një bel asimetrik dhe detaje interesante në gju.

Në pjesën e sipërme, ajo kishte veshur një bluzë grafike blu elektrike, e cila i nxirrte jashtë barkun.

Në disa nga fotot e publikuara nga mediat e huaja, rrudhat dhe palosjet e barkut të Kim-it shfaqen plotësisht, veçanërisht kur ajo është ulur në makinë.

Mënyra se si paloset lëkura e saj e barkut, duket se është si pasojë e humbjes ekstreme të peshës kohët e fundit.

Ndërkohë kujtojmë se në fillim të tetorit, Kim bëri një procedurë shtrëngimi të lëkurës në stomakun e saj në përpjekje për të hequr qafe ato palosje.