Një grua e re e cila është bërë virale në rrjet shpenzoi muaj të tërë për të organizuar martesën perfekte, por vendosi të paraqitej para altarit pa grim në fytyrë.

Në një epokë ku filtrat e rrjeteve sociale dhe contouring-u janë normë, zgjedhja e Madison Azevedo, 26 vjeçe, u perceptua si një akt rezistence të heshtur, duke u bërë virale me mbi 4 milionë shikime.

“Nuk grimosem kurrë në jetën e përditshme. Doja që burri im të martohej me mua, pikërisht ashtu siç dukem çdo ditë, jo me një version të ndërtuar për rastin.”

Martesa nuk është vetëm një status ligjor. Studimet tregojnë se ajo shkakton ndryshime të dukshme në personalitet, duke i bërë partnerët më të përgjegjshëm, por shpesh më pak socialë dhe më pak të duruar. Sipas një studimi që ndoqi 169 çifte të sapomartuara për 18 muaj, dy vitet e para të martesës ndryshojnë ndjeshëm tiparet bazë të personalitetit. Burrat priren të bëhen më të ndërgjegjshëm dhe më të besueshëm, ndërsa gratë fitojnë më shumë stabilitet emocional, duke raportuar nivele më të ulëta ankthi dhe zemërimi.

Megjithatë, kjo periudhë shpesh shoqërohet me një ulje ndaj përvojave të reja, pasi çiftet përqendrohen më shumë në rutinën familjare, si dhe me një rënie të ekstroversionit, duke i dhënë përparësi partnerit në vend të rrethit më të gjerë shoqëror. Këto ndryshime duket se janë universale dhe ndodhin pavarësisht moshës, faktit nëse çifti ka jetuar më parë bashkë apo nëse kanë fëmijë. Ndërsa “maska” e fazës së parë të lidhjes zbehet, partnerët mund të bëhen më pak të duruar dhe më shpesh në kundërshtim me njëri-tjetrin.