Gjatë rrugëtimit të saj në “Big Brother VIP 5”, Brikena Selmani nuk arriti që të rrëfente linjën e saj të jetës. Këtë e bëri mbrëmjen e djeshme teksa ishte e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”.

Ish-banores së shtëpisë më të famshme në Shqipëri iu kërkua që të tregonte tre stacionet e saj më të rëndësishme nëjetë.

Për pjesëmarrjen e saj në edicionin e pestë të reality show-t, Brikena tha se vërtetë nuk doli si fituese, por si kryefjalë.

“Kam pasur shumë vështirësi në jetë, por sot nuk dua t’i cek. Kam lindur në vitin 2000, kam qenë gëzimi i parë i familjes. Në vitin 2015 kam shkuar në Kosovë për të jetuar me gjyshen time. Ndonjëherë dashuria e gjyshërve është më e fortë se e prindërve.

Dy vite të fundit që kisha cekur si të rëndësishëm janë vitet 2025 dhe 2026. Ky vit më bëri të futem në Big Brother, ku nuk dola si fituese, por si kryefjalë”, rrëfeu shkurtimisht Brikena Selmani.