I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” me Elona Duro ka qenë Indrit Murati. Ish-banori i këtij edicioni, u eliminua nga loja të shtunën duke përfunduar kështu rrugëtimin e tij në “Big Brother VIP 4”. Ai bëri një analizë më të hollësishme rreth strategjisë së tij brenda shtëpisë, lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin për situatat më të spikatura gjatë ditëve të fundit në shtëpinë e BBV.
Edhe pse rrugëtimi i tij nuk zgjati shumë, Indriti krijoi disa situata dhe arriti të lërë gjurmë në disa debate brenda shtëpisë. I shprehur se nuk donte të ndikohej nga informacionet nga jashtë për lojën e tij, në studio u diskutua edhe marrëdhënia që ai kishte kundrejt Gjestit. Ndër të tjera, ai shtoi:
“Shumë herë më ka thënë ‘hajde Indrit bëjmë këtë, bëjmë atë, ngacmojmë G-Banin, lagim banorët, i lëmë pa gjumë. Thjesht është kjo Elona është me karakter. Nuk dua që t’i lëpihem njeriu. Nuk e di. Nga eksperienca që kam parë nga Big Brother-at më përpara që kush pozicionohej, largoheshin direkt, dhe thjesht bëra lojën time. Kaq sa bëra me gallatën që kisha edhe kaq”.
Nëse ai do të ishe futur që në fillim do të ishin gjërat ndryshe?
“100% më ndryshe. Jam tip që nuk më pëlqen të futem në një situatë që nuk është e imja dhe mbi të gjitha nuk e di 100% si është puna. Më mirë nuk futem fare. Nuk kisha, domethënë situatat e mia ishin 2-3 që krijova aty, por nuk mund të futesha në situatat e Gertës me Rozanën, që flisnin për ish-at. Unë nuk i njihja as ish-at. As ish-in e Rozanës, as ish-in e Gertës, që të futesha aty”. /TAR/