Ditën e sotme Gjesti ka vendosur që të flasë me Rozanën në lidhje me raportin e tij me Eglin. Sipas këngëtarit, banorja ka më shumë ndjenja për të se sa ai për Eglin.

Teksa Rozana e pyeti nëse do që t’a mbyllë si raport, Gjesti u shpreh që “jo”.

Pjesë nga biseda:

Gjesti: Nuk është se nuk më bie në mend

Rozana: Po ça ke? Nuk ke qejf që të qëndrosh me Eglin? Nuk ke ndjenja për të?

Gjesti: Jo unë kam qejf me nejt me të. Po sa i pëlqej unë asaj nuk është se më pëlqen ajo mua. Ajo ka hyrë më thellë me mua

Rozana: Qartë, ndërkohë ti i ke thënë se nuk do me e marrë në qafë

Gjesti: Jam konfuz, nuk dua t’a lëndoj. Ajo ka diçka më shumë për mua, nuk dua t’a marr në qafë vajzën që të hyjë dhe më thellë

Rozana: Ti do që t’a mbyllesh si raport apo do që t’a njohësh më tepër?

Gjesti: Jo moj zemër. Veç me limit dhe limiti është…

Rozana: Ti nuk do që t’a mbyllesh, por kur të ndihesh mirë, nëse ato ndjenja të vijnë atëherë ia thua ‘vajzë e dashur kam interes për ty’.

Gjesti: Normale

Rozana: Duhet të njiheni, po nuk qëndruat me njëri-tjetrin, ti nuk po e shtyn as me të puth, as po e prek, as po e puth

Gjesti: Po ajo po më rri larg

Rozana: Po e ka kuptuar këtë gjë Egli?

Gjesti: Po, ia kam shpjeguar.