Top Albania Radio sot ka ngritur një studio radiofonike në ambientet e shtëpisë ku banorët rrëfyen shumë për lojën, jetën dhe sfidat e tyre. Në pjesën e parë të emisionit kemi në rolin e moderatorëve Jozin dhe Amberin, të cilët kanë për të ftuar Vserlon, Loredana Bratin, Gerta Gixharin dhe Kellyn.

Në një moment, Vserlo ka ndërhyrë duke theksuar se para largimit të Jozit, ai ofendonte gratë e tjera të shtëpisë por jo Loredanën dhe pas rikthimit, ai ka filluar të bëjë të njejtën gjë dhe me Loredanën. Duke nënkuptuar që ndoshta diçka e tillë ka ndikuar në sjelljen e mendimet e Loredanës, duke bërë një reagim kontradiktor. Diçka që banorja i është përgjigjur duke komentuar për lojën dhe shprehur që mendjen e ka patur tek Jozi:

Kur ka ardhur babi im, unë dhe Jozi kemi patur biseda shumë të thella… Ne kishim lënë se ai do të kishte rrugëtimin e vet dhe unë rrugëtimin tim. Si për mua, si për atë, është hera e vetme që na ndodh ky lloj okazioni, unë jam askushi që t’i vendos urdhra në lojën e tij. Ai kishte lojën e vet dhe unë timen…

Këtu ka ndërhyrë Jozi duke thënë se nuk i pëlqen fakti që Loredana përdor fjalinë që ajo e ka patur mendjen tek Jozi, duke e përdorur për të bërë viktimën.

Ajo nuk e ka patur mendjen tek unë… në asnjë moment ajo nuk ka ardhur në krevatin tim apo në pjesë të tjera të shtëpisë.

Moderatorja, Amber, ka ngacmuar Loredanën me një pyetje pikante, që po sikur Jozi të njihte një vajzë tjetër të shtëpisë, por Jozi është hedhur menjëherë duke shprehur:

Nuk është Jozi, Lori, që ta bënte këtë gjë. Lori e ka bërë, qoftë dhe për provokim për mua… Në momentin që unë kam dal kam parë një tjetër Lor, që nuk dua ta njoh brenda në shtëpi.