Gjatë një bisede me banorët e tjerë, Selin u shpreh se disa sjellje dhe deklarata të Mirit gjatë qëndrimit në shtëpi e kanë bërë të vërë në pikëpyetje raportin e tij me bashkëshorten. Sipas saj, perceptimi është krijuar nga mënyra se si ai është sjellë ndaj saj në situata të ndryshme.

Mua më ka shkuar mendja që Miri jashtë me partneren e tij nuk ka një marrëdhënie korrekte.

Deklarata e saj solli reagime të ndryshme te banorët, disa kërkuan më shumë sqarime, ndërsa të tjerë zgjodhën të mos komentojnë mbi jetën personale të artistit jashtë shtëpisë. Nga ana tjetër, Miri ka shprehur se e sheh Selin si vajzën e tij dhe ka mohuar çdo nënkuptim tjetër për marrëdhënien mes tyre.