Eftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Françeska Murati. Ajo ka komentuar më shumë mbi ndodhitë më të fundit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Si i sheh ajo banorët e “Big Brother VIP 4”?
Si e komenton trekëndëshin Laert-Valbona-G-Bani?
Nuk mendoj se Valbona është tip që do e luante këtë gjë për show. Nëse ajo do i shkonte dikujt, do i shkonte se realisht se e ajo e pëlqen dhe e ndjen. Ajo moshën e ka, situatën e vet e ka, kështu që pse jo të mos njohë dikë.
Gerta Gixhari si të duket?
Gerta na ka habitur të gjithë. Të gjithë e prisnim si një Olta negative, por në fakt ajo është shumë e qetë, shumë e saktë, shumë e mençur. Përdor shumë logjikën. Mua më pëlqen shumë Gerta. Mendoj se ka akoma shumë për të dhënë.
Po Rozana Radi?
Unë mendoj se ajo e ka kuptuar që po i ikën pak situata nga duart, prej Gjestit. E shoh që nga mënyra si ajo e sheh Gjestin. Po analizon shumë dhe e ka nuhatur veten që nuk është aty ku ka qenë. Deri tani ajo ka qenë ‘on top’./TAR

