Në Prime-n e mbrëmjes së djeshme, Juela u vendos përpara Kutisë së Pandorës, ku zgjodhi të çonte në nominim Selinën, Gimbon edhe Gretën së bashku me Rogertin, me njërin prej tyre që do të lërë shtëpinë të shtunën.

Kjo zgjedhje nuk u prit mirë nga tre banorët, të cilët filluan të debatonin me Juelën, të cilës i erdhi në mbrojtje Rogerti.

Debatet kanë qenë mjaft të ashpra mes tyre, ku duket se po përdorin çdo gjë për të bërë njëri-tjetrin që të dalin nga vetja, në mënyrë që të anulohet televotimi.

Pjesë nga debati:

Gimbo: Pse flet pa lidhje?

Rogerti: Kam qejf, bëj provokacia

Mateo: Ti je i ndyrë, i degjeneruar, ti je pis

Gimbo: A di ti ça është?

Rogerti: Jo ma thuaj

Gimbo: Është gjuha e armikut që ke patur 100 vjet, o shok

Rogerti: Kush është o Shëndrit se ky nuk merret vesh.

Shëndriti: Fjalë serbe

Rogerti: Atëherë nuk e përmend më

Gimbo: Pse po të pyes unë

Rogerti: Provokaca, pa i

Mateo: Provokove ato, do të provokosh dhe Gimbon

Rogerti: Është rusisht? Tha është fjalë serbe, serbin s’dua ta shoh me sy, heq i dhe them provokaca

Gimbo: Prandaj po të them mos fol.

Mateo: Ti je një njeri i ulët

Rogerti: Këtë nuk e dija

Mateo: Ti se dije? Ty të të vijë turp. E di temperamentin e Gimbos dhe kastile

Gimbo: Fjalë të atyre përmend ti, ik e pis