Ditën e sotme situatat në shtëpinë e BBV Albania nuk kanë të ndaluar. Një prej tyre edhe debati mes Rogertit dhe Dj Gimbos, ku banori i përmendi këtij të fundit tragjedinë e mikut të tij Gjestit.

Rogerti e pyeti si ndodhi vdekja e vëllait të Gjestit dhe Gimbo reagoi menjëherë duke e quajtur të pafytyrë që përdor për lojë atë tragjedi.

I ftuar në emisionin “Breaking” me Dafina Hysën miku i Dj Gimbos, Xhim Halili, ka reaguar duke thënë se ky sulm nuk e dobëson, madje ai po bën lojë të mirë dhe të gjithë po i shkojnë pas.

Gjithashtu ai shtoi edhe se marrëdhënia me Selin është serioze pasi Gimbo nuk do ta përdorte dashurinë për lojë.

“Gimbon nuk e dobëson sulmi i Rogertit, Gimbo ka durim. Do të ecë përpara. Lojën po e bën super, po i shkojnë të gjithë banorët mbrapa!

Gimbo ka diçka serioze me Selin, ai nuk bën lojë me dashurinë. Nuk e di nëse do të ishte mirë si nuse Kosove, këtë e di më mirë vetë Gimbo. Ai nuk ka hyrë në lojë me strategji.”, tha miku i Dj Gimbos.