Debatet dhe strategjitë po tensionojnë gjithnjë e më shumë atmosferën në shtëpinë e Big Brother VIP, ndërsa aleancat mes banorëve duken të lëkundura.

“Nuk e dua Mirin në finale”, është kjo deklarata e Rogertit që ka trazuar shtëpinë e Big Brother VIP.

“Më pëlqeu sot sepse filloi të sulmonte, pastaj u ndal. Unë Mirin e përballoj. Ne, nëse rrimë bashkë, rrimë sepse kemi një kundërshtar që është filania. Kundërshtari i vërtetë është Miri. Nëse shkoj unë në finale, dua ta heq në gjysmëfinale. Dhe si bëhet kjo gjë? Duke shkuar kokë më kokë. Mirin e konsideroj lojtarin më të fortë dhe është më mirë ta eliminoj në gjysmëfinale. Çfarë do Miri në finale kot? Nuk e duan në finale, pse të mos e heq dhe të përfitoj nga votat e fansave të tij? Unë dua ta sfidoj Mirin në gjysmëfinale”, u shpreh ai.

Ndërkohë, opinionisti Arbër Hajdari komentoi strategjinë e Rogertit duke thënë se Rogerti nuk do përplasje me Mirin.“Nuk mendoj se Rogerti nuk i mendon këto gjëra. Ai prodhon pushtet nga hiçi. Është lojtar që e njeh lojën, por ka disa ditë që është i turbullt. Nuk e do sherrin, përplasjen me Mirin; po ta donte, ai çohej dhe e përballte vetë. Llogaritë po i dalin pak keq”, u shpreh ai.