Një grua 37-vjeçare nga Jilin, Kinë, është bërë virale pasi zbuloi se nuk e kishte hequr siç duhet grimin për më shumë se dy dekada, gjë që në fund i shkaktoi një skuqje të rëndë në fytyrë. E njohur vetëm si Gao, gruaja kineze përdori mediat sociale për të ndarë historinë e saj si një paralajmërim për të tjerët që ta pastrojnë siç duhet fytyrën rregullisht pasi të kenë vënë grim. Ajo vetë dyshohet se nuk e bëri këtë për më shumë se 20 vjet, gjë që në fund i shkaktoi një reaksion serioz alergjik që ia la fytyrën të skuqur.
Gao tha se u magjeps nga buzëkuqi i nënës së saj në vitet e hershme të adoleshencës dhe filloi të vendoste grim që kur ishte 15 vjeç. Megjithatë, ajo e pa heqjen e grimit si diçka “shumë të vështirë”, duke ndjekur në vend të kësaj parimin, “pse të shqetësohesh për heqjen e grimit nëse do ta vendosësh përsëri të nesërmen?” Kështu që ajo e shpëlante fytyrën me ujë vetëm para se të shkonte në shtrat dhe aplikonte më shumë grim të nesërmen.
Edhe pse kishte vuajtur nga aknet gjatë viteve, Gao tha se lëkura e saj ishte në gjendje relativisht të mirë deri në fillim të këtij viti, kur pësoi një reaksion serioz alergjik që i shkaktoi fytyrës së saj ënjtje dhe deformim deri në atë pikë sa u bë e panjohur. Në vend që të vizitonte një dermatolog, ajo shkoi në një klinikë estetike mjekësore për një injeksion “përmirësues të lëkurës” që ajo pretendon se vetëm sa i përkeqësoi gjërat, duke i shtuar një nuancë vjollcë lëkurës së saj.
Kruarja është e padurueshme… Fshihem në shtëpi çdo ditë. Nuk guxoj të dal!
Kështu u shpreh Gao në një video që ka bërë xhiron e rrjeteve sociale.
E gjithë fytyra ime është e rrudhur dhe e shëmtuar. Nuk guxoj të dal jashtë, të takoj njerëz ose të bëj miq. Në rastin më të keq, skuqja ndihet si mijëra milingona të vogla që zvarriten në fytyrën time.
Në lidhje me këtë situatë një dermatolog u shpreh se:
Të kalosh njëzet e dy vjet pa një pastrim të duhur të fytyrë është diçka e keqe, sigurisht por ajo që po shohim këtu është më komplekse. Mund të ketë një përzierje produktesh të shumta, keqpërdorim të mundshëm të tyre ose injeksione të përsëritura në fytyrë të përfshira.