Producentja e “Big Brother VIP Albania 4”, Sara Hoxha, ka bërë një paralajmërim në lidhje me ‘valixhen e tundimeve’, e cila iu dha Gjestit, si pasojë e avantazhit që kishte si lider i javës.
Brenda valixhes kishte 7 zarfe, secila me një detyrë të caktuar, duke përfshirë shpërblime, dënime apo edhe vendime shumë të rëndësishme për lojën.
Gjesti i ka hapur të gjitha zarfet dhe ka vënë në lëvizje të gjithë banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, duke ndryshuar edhe dinamikat e lojës.
Por mesa duket nuk ka mbaruar me kaq, pasi Sara Hoxha ka bërë një postim në “Instastory” ku ka treguar se çfarë do të ndodhë gjatë spektaklit të mbrëmjes së sotme.
Teksa ka postuar videon e promos së spektaklin, producentja e BBV 4 krahas ka shkruar:
“Nuk e keni idenë se çfarë mban akoma valixhja. Gjithmonë nëse Gjesti i gjen zarfet”.

Mesa duket në ‘valixhen e tundimeve’ nuk ishin shtatë zarfe, por më shumë. Tani publiku po pret me padurim të kuptojë se çfarë do të ndodhë në prime-n që transmetohet në Top Channel dhe Digitalb, në orën 21:15.