Këngëtarja e famshme, Miley Cyrus, ka treguar së fundmi se kopshtaria ka qenë “ilaçi” që e ka ndihmuar të qëndrojë esëll gjatë pesë viteve të fundit, pas heqjes dorë nga alkooli dhe droga.

Në një intervistë për “CR Fashion Book” me Pamela Anderson, ylli i pop-it tha se aktivitetet e thjeshta si kujdesi për bimët i kanë dhënë qetësi dhe qëndrueshmëri në stilin e saj të jetesës pa alkool.

“Kopshtaria është diçka që e bën për veten. Është një proces personal dhe krijues që nuk ka lidhje me famën apo suksesin”, tha 32-vjeçarja duke shtuar:

“Kur mbjell një farë dhe e sheh të rritet, është një ndjenjë e jashtëzakonshme”.

Këngëtarja e hitit “Flowers” falënderoi mikun dhe fotografin e njohur, Vijat Mohindra, që e prezantoi me këtë pasion, duke kujtuar me humor se si në kopshtin e saj papritur shpërthyen 10,000 margaritë dhe 40 lloje trëndafilash.

Këngëtarja e famshme e përshkroi këtë hapësirë si një “kopsht zanash princeshash” dhe tha se të qenit e rrethuar nga bukuria natyrore ka pasur ndikim të madh emocional.

Ndërkohë kujtojmë se në një intervistë të mëhershme për “Apple Music”, Cyrus tha se maturia e ka transformuar plotësisht jetën e saj. 32-vjeçarja pranoi se gjatë pandemisë kishte rifilluar për një kohë të shkurtër të pinte, por vendimi për të qëndruar esëll ishte i domosdoshëm.