E ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rrapi dhe Elona Duro ka qenë këngëtarja Baby G. Së fundmi, ajo ka qenë pjesë e aventurës në Big Brother VIP Albania 5, ku arriti të krijojë dinamika gjatë qëndrimit në shtëpi. Megjithatë, rrugëtimi i saj në këtë format u ndërpre, pasi Baby G u eliminua nga gara.

Cili është mendimi i saj për Selin dhe faktin që Baby G ka qëndruar më shumë pranë Mirit në këtë rrugëtim?

Nuk është që jam Team Miri. Unë jam Team Baby G. Ama, pak aktore, por ajo kështu ka vendosur ta bëjë lojën e saj. Miri është person i mirë, por tani nuk e kuptoj a ka qenë fallco. Nuk e di, por unë e respektoj për artistin që është sidomos për këngët e vjetra që janë super hite. Kemi folur me Mirin edhe për një bashkëpunim.