Djali i Bora Zemanit, Arbori, feston ditën e sotme ditëlindjen. E sigurisht nuk mund të mungonte një urim nga moderatorja e njohur në rrjetet sociale.
Bora ka ndarë me ndjekësit në “Instagram” disa fotografi dhe video nga disa nga momentet më të bukura me të birin. Ndërkohë bashkëngjitur me këto imazhe, Zemani shprehet se nuk e mban mend jetën e saj pa të dhe se Arbori është “gëzimi i përditshëm” dhe “forca e saj më e madhe”.
“U rritsh i lumtur, i fortë dhe me zemrën plot ëndrra. Dhe mos harro kurrë, çfarëdo moshe të mbushësh… për mua do mbetesh gjithmonë bebi im”, shkruan moderatorja e njohur, ndërsa e përshkruan Arborin si djalin që “jep dhe merr dashuri pa masë” .
Bora e shoqëroi urimin me një shaka të ëmbël drejtuar të birit, i cili i kishte thënë se “nuk mund ta tregojë më moshën me gishta” siç bënte kur ishte i vogël.
“Mos e vrit mendjen për atë që më the që tani nuk e tregon dot më moshën me gishta”, shkruante Zemani me humor.
Postimi i plotë i Bora Zemanit në “Instagram”:
Une nuk e mbaj mend jeten time pa ty!
Ndoshta sepse ma ke zbukuruar aq shume, sa cdo gje tjeter perpara teje duket pak. Ti je gezimi im i perditshem, arsyeja pse qesh edhe ne dite jo forte te mira, superheroi im i vogel dhe forca ime me e madhe.
U rritsh i lumtur, i forte dhe me zemren plot endrra. Dhe mos harro kurre, cfaredo moshe te mbushesh… per mua do mbetesh gjithmone bebi im, ai vogelushi qe di te marre dhe te jape aq shume dashuri, pa mase dhe pa kushte.
Gezuar ditelindjen jeta ime, Arbor dashuria! ❤️.











