Ka vijuar diskutimi mes banorëve Ilir Vrenozi dhe Kristi Lamaj. Teksa kanë qenë në dhomën e gjumit, Vrenozi i tha Kristit se është ‘skuth i pastër’, referuar lojës së këngëtarit. Dhe më herët Ilir Vrenozi i është drejtuar me fjalën ‘skuth’ Kristit.

Pjesë nga diskutimi:

Ilir Vrenozi: Ajo futja dorë në xhep mua s’më pëlqen. Se nuk e dua për veten time, nuk e dua as për tjetrin, se kur ndihem keq për vete, s’dua që edhe tjetri të ndihet keq.

Kristi Lamaj: Unë nuk thashë që nuk e ke bërë ti (diskutim për cigaret)

Ilir Vrenozi: Mua smë ke për këto

Kristi Lamaj: S’e mendova fare që mund ta kesh bërë ti

Ilir Vrenozi: Pavarësisht, Seno këtë javë ka dhënë

Kristi Lamaj: Është interesant

Ilir Vrenozi: Ndërsa ti ke dhënë në mënyrën tënde prej skuthi. Sje në darkë shpëtove ti. Ti e ndërtove lojën. Ti bërë viktimën dhe këta të sulmuan ty. Edhe ti e more pikën.

Kristi Lamaj: Mua më bëhet qejfi që e mendove ashtu.

Ilir Vrenozi: Thuaj çfarë të duash ti…

Kristi Lamaj: S’do merrem më atë situatë

Ilir Vrenozi: Ua çfarë skuthi i pastër je ti!