Mariah Carey i ka habitur edhe njëherë fansat teksa ka rikonfirmuar se nuk e ‘njeh’ rivalen e saj në muzikë, Jennifer Lopez.
56-vjeçarja ishte të mërkurën e ftuar në emisionin “Watch What Happens Live” të Andy Cohen, kur u pyet për komentin e saj të famshëm, që shumë e morën si të dyshimtë.
Ishte viti 2003 kur superylli u pyet për mendimin e saj për këngëtaren e famshme dhe duke buzëqeshur, Mariah thjesht u përgjigj:
“Nuk e njoh”.
E të mërkurën, ajo dha të njëjtën përgjigje në momentin që Cohen i tha:
“A mund t’a besosh se sa shumë është bërë pjesë e leksikut fjala ‘nuk e njoh’?”.
“Çështja është se po tregohesha e sinqertë kur e thashë, kështu që nuk e di se si u bë kaq e përhapur”, tha këngëtarja e famshme.
“Për të sqaruar, ende nuk e njeh, apo jo?”, e pyeti më pas Andy Cohen.
“Si mund ta njoh papritur… si, e di?”, u përgjigj Mariah duke buzëqeshur.
Ndërkohë përgjigja sërish e dyshimtë e Cary-t për Jennifer Lopez, u komentua shumë në rrjetet sociale.
“Si mund ta njohë ajo papritur, o Zot i madh”, shkroi një fans.
“Ndoshta përgjigjja më e mirë është… Unë e njoh atë. Por Mariah e di që ajo thjesht po sillet keq dhe është shumë qesharake!”, shkroi dikush tjetër.
“‘Nuk e njoh atë; përgjithmonë IKONORE!!!”, vijon një tjetër komentues.