Pas disa javësh mungesë, “Big Brother VIP Radio” është rikthyer në valët e Top Albania Radio, duke sjellë një transmetim plot deklarata të forta dhe prapaskena nga shtëpia më e ndjekur në vend.

Në moderimin e pjesës së fundit ishin banorët Rogerti dhe Juela, të cilët pritën si të ftuar të parë Edisën. Pa humbur kohë, ata e vunë menjëherë përballë pyetjeve rreth nominimit të saj.
Edisa u shpreh hapur se nuk e konsideron nominimin si të fortë dhe nuk e sheh veten të rrezikuar, duke shtuar se rivalët e saj nuk kanë sjellë mjaftueshëm dinamikë në lojë.

“Me thënë të drejtën nuk e shof si një nominim të fortë, nuk e shoh veten të rrezikuar.

Dy personazhet e tjerë nuk kanë pas ndonjë dinamike, nuk kanë çfarë japin më shumë… Me gjithë modestinë nuk më duket nominim i fortë”.
Ajo komentoi edhe për Malin, duke thënë se pavarësisht emrit si artist, nuk e konsideron një “lojtar luftarak” brenda shtëpisë dhe vuri në pikëpyetje kontributin e tij pas kaq shumë ditësh në lojë.

“Mali mund ta ketë brand-in e fortë për artistin, por nuk mendoj se Mali është një brand luftarak këtu brenda… Çfarë ka për të dhënë më shumë kur nuk ka dhënë 100 ditë?!”
Ndërsa për Shëndritin, Edisa u shpreh se ai ka bërë një gabim strategjik, duke e cilësuar si një lojtar të dobët pas vendimit me “kutinë”. Sipas saj, nëse ai synon finalen, duhet të përballej me lojtarë më të fortë si Miri dhe Juela.

“Atëherë, Shëndriti është munduar, por mendoj se me kutinë bëri një levizje të gabuar sepse i pranoi publikut se është një lojëtar i dobët… Ishte inkoherent, sepse gjatë gjithë javës pati liftë me Mirin dhe me Juelën që e ofendon ndodnjëherë…. Unë në rastin se kam dinamika me dy personazhe dhe pretendoj finalen, siç pretendon ai, do zgjidhja Mirin dhe Juelën”.
Ajo nuk la pa përmendur edhe raportin mes Malit dhe Shëndritit, duke theksuar se fakti që Mali i dha votën e liderit dhe pak ditë më pas e nominoi, tregon për një lojë kontradiktore brenda shtëpisë.

“Mali i dha atij votën e liderit dhe nuk kaloi 3 ditë e ja ktheu me nominim”.