Aktorja e njohur, Ervina Kotolloshi, ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme përmes një lidhjeje ‘Skype’ në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel.

E larguar prej shumë vitesh nga Shqipëria, aktorja tregoi se i mungon publiku dhe aktrimi, por se nuk e sheh më veten në skenë si dikur.

“Mua më ka marrë malli shumë për ju. Nuk e shoh më veten fare në skenë, para publikut. I falenderoj për të gjitha, por nuk e shoh veten në skenë,” u shpreh Ervina.

E pyetur se pse ka ardhur ky vendim, ajo tha:

“Herë  e fundit që kam qenë në skenë nuk jam ndjerë mirë dhe kam thënë që nëse nuk ndihesh mirë, më mirë mos ta bësh më sesa ta vazhdosh.”