I ftuar në “Big Brother Radio” me Elona Duro ishte Klajdi Musabelliu për të folur për këngën e re me Irkenc Hykën, por edhe për të komentuar situatat dhe banorët e “BBV4”!

Unë kam luajtur drejt, kam qenë vetvetja. Rozana mbtete e papreferuar për mua. G Banin e kam falur pafund. Te shpella u kënaqa shumë. U bëra me miq. Rilinda. Ishte një ëndërr që e prisja, kisha dy vite që e prisja.

Lidhur me projektin e tij muzikor të ardhshëm, u shpreh:

Sot isha në studion e Irkenc Hykës, kënga do të pëlqehet shumë. Është këngë shumë e bukur. Është edhe Irkenci. Nuk është baladë.

Është edhe Petro pjesë e këngës, mund të kemi edhe diçka me Petron.

Ndërkohë, Klajdi rrëferu periudha të vështira që ka kaluar, sfida dhe probleme të shumta.

Arrita maksimumin e depresionit, po vdisja brenda dhe po filloja po vdisja dhe jashtë. Big brother më solli prapë lumturi.

Lidhur me përplasjen e ashpër mes Gertës dhe Gjestit gjatë dasmës, Klajdi u shpreh:

Gerta s’e ka bërë për të keq. Nuk është e ligë ajo. E ka zemrën si sytë të pastër, të çiltër. Nuk e di tamam si ndodhi gjëja. Gerta nuk është e keqe. Gerta është shumë e vërtetë edhe e sinqertë. Edhe Laerti nuk është vetvetja, ma konfirmoi edhe Rozana në shpellë. Ai ka zgjedhur ta interpretojë kështu personazhin./TAR