Një lajm i mirë është publikuar nga revista shkencore “Plus One” e cila ka treguar zgjidhjen më të lehtë për të humbur kilet e tepërta.
Studimi tregon se si lidhen efektet e kërcimit me fizikun e personave obezë.
Sipas studimit kërcimi ka një rol të rëndësishëm në uljen e masës dhjamore, rregullimin e masës muskulare, hollimin e belit, si dhe uljen e përqindjes së dhjamit në trup.
Ky lajm është mbështetur edhe nga trajnuesit profesionistë, të cilët kanë pranuar se humbja në peshë mund të kthehet në argëtim për ata që nuk përshtaten me palestrën apo aktivitete të tjera më të rënda.
Kështu kërcimi është një opsion shumë i mirë për t’ia nisur që të humbisni kilet e tepërta. Sidomos kërcimet aerobike janë më tepër të sugjerueshme.
Prandaj nëse dëshironi që të arrini rezultate të mira trupore, kërcimi mund të jetë zgjidhja ideale.
