Iftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Artjon Bakaj. Ai ka komentuar mbi ngjarjet e fundit të ndodhura në “Big Brother VIP 4”, si dhe ka dhënë mendimin e tij për banorët brenda shtëpisë.
A është Gjesti fenomen?
Aspak. Unë jam rritur me Ronaldo fenomenin, që ishte futbollisti më i mirë i mundshëm në atë kohë. Dhe fenomen do të thotë që ti të bësh diçka në mënyrën më të mirë të mundshme se ç’mund ta bëjnë të tjerët. Është shumë larg fenomenit. Nëse flasim për fenomene që mbështeten nga 15-vjeçarë, deri në 18-vjeçarë në TikTok, atëherë flasim për fenomen të ndryshëm njëri nga tjetri. Për mua fenomen duhet të jesh unik. Unë nuk shoh diçka unike aty. Po flasim për një lloj kategorie ku qesh me gjëra bazike që nuk i dhurojnë të qeshura një njeriu të pjekur. Nuk duhet t’i ushqejmë me këto lloj vlerash. Gjesti nuk përmban diçka serioze. Për mendimin tim, dikush që ka 8 klasë shkollë dhe krenohet me këto 8 klasë shkollë, për mua kjo është një humbje shumë e madhe dhe gjynah shumë i madh. Të krenohesh me paditurinë./TAR