Dolly Parton, legjenda e muzikës country, u nda nga jeta në moshën 80-vjeçare, vetëm pak ditë pasi kishte folur publikisht për gjendjen e saj shëndetësore.

Në intervistën e fundit për revistën People, Parton tregoi se po përballej me disa probleme shëndetësore, të cilave nuk u kishte kushtuar vëmendje të mjaftueshme gjatë kohës kur kujdesej për bashkëshortin e saj, Carl Dean, i cili ndërroi jetë në mars të vitit 2025.

Këngëtarja pranoi se shëndeti i saj kishte kaluar në plan të dytë, por theksoi se kishte përjetuar edhe më parë periudha të vështira shëndetësore. Pavarësisht kësaj, vazhdoi të punonte dhe të planifikonte projekte të reja deri në ditët e fundit.

Lajmin për vdekjen e saj e bëri të ditur nipi Bryan Seaver, i cili ndau edhe një nga dëshirat e fundit të artistes: të pushonte në një shtrat të butë prej pambuku, pas një jete të kaluar mes skenës, muzikës dhe veshjeve të saj ikonike.

Dolly la pas një karrierë prej dekadash dhe një trashëgimi të jashtëzakonshme, duke u shndërruar në një prej figurave më të mëdha dhe më të dashura të muzikës country. Përveç muzikës, do të kujtohet edhe për kontributin e saj në film, biznes dhe filantropi, duke lënë gjurmë te miliona njerëz në mbarë botën.