Ish-banori i “Big Brother VIP”, Jozi Marku, ka reaguar pas videos që u bë virale në rrjet, ku shihej duke u përqafuar ngrohtësisht me reperin Stresi. Sipas tij, ky gjest nuk ishte thjesht shenjë pajtimi apo miqësie, por diçka më e ndërlikuar.
Gjatë qëndrimit në shtëpinë e “BBVA”, Jozi u përball me kritika të shumta, sidomos për konfliktet me banorë të tjerë si Gjesti. Edhe vetë Stresi në atë kohë kishte qenë ndër më kritikët ndaj sjelljes së tij.
Pas disa kohësh pas daljes nga formati, Jozi tronditi publikun me një video ku i kërkonte Stresit ta puthte, duke ngritur pikëpyetje mbi natyrën e marrëdhënies së tyre. I pyetur së fundmi në një emision televiziv në Kosovë, ai mohoi kategorikisht që kjo video të kishte të bënte me thjesht miqësi.
“Stresi është një djalë i mirë, por mes nesh nuk ka qenë vetëm shoqëri. Ka pasur një lidhje tjetër. Gabimet që kanë ndodhur brenda shtëpisë duhen sqaruar”, tha Jozi.
Kur u pyet për shprehjen e tij të famshme “Nuk është mirë me gabu me mu”, ai e interpretoi si një paralajmërim se do të kërkonte “hakun” e tij, nëse ishte nevoja, si për mirë ashtu edhe për keq.
Jozi shtoi gjithashtu se nuk ka në plan asnjë bashkëpunim artistik me Stresin, por synon të rikthejë drejtësinë për gjithçka që ndodhi në të kaluarën.
Ai paralajmëroi se do të takohet një nga një me të gjithë ata që e kanë ofenduar gjatë kohës së qëndrimit në “BBVA”, për t’u “sqaruar” ballë për ballë.
“Djali është artist, është djalë i mirë, i shtëpisë së mirë. Patjetër si çdo njeri gabon, por nuk është mirë me gabu me mua. Nëse gabon me mua, do e marrësh hakun tënd, si për mirë si për keq. Nuk është kjo vetëm për keq. Unë asnjëherë, duke nisur që nga vetja ime, nuk kam për qëllim të arrij diçka duke hedhur baltë mbi imazhin tënd. Unë jam një njeri që nuk i harroj gjërat, qofshin të mira apo të këqija. Nuk jemi takuar për bashkëpunim. Këta pseudoartista që kanë marrë guximin me qitë atë imazhin e vet herët a vonë me ato dënimet përballet. Do ketë një farë sqarimi!”, tha Jozi.