Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Melisa Lleshi, u angazhua në muzikë menjëherë sapo përfundoi eksperienca e saj në emisionin e dashurisë.
Dje ajo ishte e ftuar në emisionin “Mos i bjer me top”, ku u pyet se sa lekë ka fituar nga kënga që mban titullin “Leje”.
“Unë personalisht, deri tani kam marrë deri në 3 mijë euro”, tha ajo, duke lënë dyshime që nuk tha të vërtetën, e për këtë arsye ajo sqaroi se si qëndronte e vërteta.
“Betohem, se ka qenë marrëveshja e tillë. Nuk është në kanalin tim ajo këngë”, tha më pas Melisa Lleshi.
Ndërkohë gjatë kësaj interviste, ajo ka rikujtuar historinë që ka përjetuar në moshën 5-vjeçare. Melisa ka zbuluar se si e pritën prindërit e saj, të cilëve nuk u kishte treguar pasi kishte frikë se do të mërziteshin.