Ish-banori i “Big Brother VIP2”, Ronaldo Sharka, ishte mëngjesin e sotëm i ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel, ku foli për finalistët e këtij edicioni.
Teksa tha se mendon se finalisti i katërt do të jetë Krist Aliaj, Ronaldo gjithashtu tregoi se kë do donte të ishte realisht në finale.
“Me logjikë të pastër, si publik, Luizi sigurisht, Kiara jo se dua ti bëj qejfin, nuk është se ka bërë ndonjë lojë wau, por pesha që ka mbajtur ka qenë shumë e madhe. Si dhe për shkak të emocioneve që i ka dhuruar publikut”, tha gazetari i njohur.
Më pas Ronaldo shtoi se do donte që në finalen e madhe të ishin edhe Olta Gixhari dhe Armaldo Kllogjeri. Sipas tij, Maestro ishte një zbulim në këtë edicion të “Big Brother VIP”.