Katy Perry dhe Justin Trudeau vazhdojnë të takohen me njëri-tjetrin, duke ngritur edhe më shumë dyshimet për një romancë mes tyre.
Fillimisht këngëtarja e famshme dhe ish-kryeministri kanadez u fotografuan në një darkë në Montreal, më pas Trudeau mori pjesë në turneun e Katy Parry-t në Kanada.
Por “Daily Mail” shkruan se në javët e fundit, komunikimi mes tyre është ulur ndjeshëm, e shumë njerëz mendojnë se flirtit të tyre i ka ardhur fundi.
Megjithatë, një person nga mjedisi i tyre sqaroi se çifti vazhdon të dalë bashkë, por mban një profil të ulët.
“Ata vendosën të jenë shumë më privatë në lidhje me marrëdhënien e tyre”, tha ai për “US Weekly” duke shtuar:
“Ata vazhdojnë të flasin dhe të tregojnë shumë interes për njëri-tjetrin”.
Një person tjetër vuri në dukje se marrëdhënia e tyre “nuk është serioze”, pasi Katy Perry është “jashtëzakonisht e zënë tani” me “Lifetimes Tour”-in e saj.
“Justin ka rregulluar ta takojë atë kur të ketë kohë të lirë pas disa javësh, kur të kthehet nga turneu i tij në Brazil”, shtoi burimi, duke iu referuar pushimit të Katy Perry-t përpara se pjesa evropiane e turneut të saj të fillojë më 4 tetor:
“Ajo është shumë e zënë çdo ditë, por është shumë e hapur për takime”.
Ndërkohë kujtojmë se këngëtarja e filloi lidhjen e saj me politikanin menjëherë pas ndarjes nga ish-i fejuari i saj, Orlando Bloom, me të cilin ka një vajzë 5-vjeçare, Daisy.