Mali është banori i radhës që u eliminua nga gara për çmimin e madh të “Big Brother VIP 5”. Pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ai ka thyer heshtjen me një mesazh që ka prekur ndjekësit dhe menjëherë ka marrë vëmendjen në rrjetet sociale.

Përmes llogarisë së tij zyrtare në “Instagram”, Mali ka falënderuar publikun për mbështetjen e vazhdueshme gjatë 103 ditëve në spektakël, duke e cilësuar këtë rrugëtim si një nga eksperiencat më të rëndësishme të jetës së tij.

“Kam hyrë në këtë eksperiencë si vetja ime dhe kam dalë po ashtu, me kokën lart dhe me shumë mirënjohje. Fitorja ime jeni ju dhe dashuria që më keni dhuruar”, shkruan ish-banori në reagimin e tij.

Edhe pse nuk arriti të fitojë çmimin e madh, ai duket se ka marrë diçka edhe më të vlefshme, simpatinë dhe respektin e publikut.

Reagimi i tij është pritur me komente pozitive, ku ndjekësit e kanë vlerësuar për sinqeritetin, qetësinë dhe mënyrën dinjitoze me të cilën e përballoi lojën.

Në një tjetër mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale, theksohet se:

“Mali fitoi Big Brotherin e tij, falë karakterit të tij të fortë, dinjitetit dhe njerëzillëkut që tregoi në çdo moment. Ai fitoi zemrat e publikut me dashurinë dhe respektin që përcolli. Një fitore e merituar nga një njeri i vërtetë!”.