Legjenda e Formula 1, Michael Schumacher, thuhet se është zhvendosur në një vilë luksoze  në Majorca. Thuhet se shtëpinë e ka blerë bashkëshortja e tij 3 vite më parë nga presidenti i Real Madrid, Florentino Perez.


Ndërkohë mediat spanjolle shkruajnë se Schumacher është vendosur në pronën e tij pas qëndrimit në një shtëpi në Zvicër.



Rezidenca ku 51-vjeçari po lufton që të bëhet më mirë është identifikuar si Villa Yasmin, të cilën Corinna Schumacher e ka blerë në vitin 2017.


Shtypi spanjoll duke përfshirë të përditshmen “Dario de Mallorca” dhe “Catakan daily La Vanguardia” publikuan raportet e tyre pasi ish-shefi i ekipit të Formula 1 ish-gruaja e Flavio Briatore, Elisabetta Gregoraci, pretenduan se “Michael nuk flet, por ai komunikon me sy”.



“Vetëm tre njerëz mund ta vizitojnë atë dhe unë e di kush janë”, tha Gregoraci brenda shtëpisë së “Grande Fratello Vip” në Canale 5. Më pas ajo shtoi: “Ata u zhvendosën në Spanjë, gruaja e tij ka ngritur një spital në atë shtëpi”.


Ndërkohë tabloidi gjerman Bild ishte i pari që foli për rezidencën në Majorca. Në korrik të vitit 2018 shkruante se Corina e kishte blerë atë për 27 milionë paund, në mënyrë që të kalonte pushimet me fëmijët dhe miqtë e saj.